Na ndiqni

Shqipëria

Tabaku: Moneyval detyron KE të monitorojë Shqipërinë për pastrimin e parave

Nga: TCH Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 17:14
Jorida Tabaku

Një institucion tejet i rëndësishëm si Moneyval që ka bërë studime edhe mbi Shqipërinë duke i bërë publike pak muaj më parë, konfirmon pohimet tona, shkruan Jorida Tabaku në faqen e saj të Facebook.

Jo më larg se pak ditë më parë, siç mediat e bënë publike, institucioni më i rëndësishëm në fushën e luftës ndaj Pastrimit të Parave ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave.

“Ka kohë që si opozitë paraqesim fakte të pamohueshme që Shqipëria është kthyer në një vend ku pastrohen paratë e drogës. Por propaganda dhe makineria e pastrimit të imazhit të qeverisë ka baltosur argumentet e qarta duke gënjyer dhe mohuar. Si zëvendëskryetare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave kam ngritur disa herë shqetësimin se politikat në hoteleri turizëm për ulje taksash selesktive, ndërtimi në Tiranë dhe sidomos Lojërat e Fatit janë fusha ku pastrohen para dhe se qeveria po mbyll sytë. Kam pasur komunikime dhe me Bankën e Shqipërisë dhe me institucione të tjera për të siguruar që të merren masa maksinale që këto para të mos depërtojnë në sektorin bankar, e ne ekonomi”, shkruan më tej ajo.

Sipas Jorida Tabakut edhe rënia e pashpjegueshme e kursit të euros prej një viti, rritja e numrit të pikave të basteve, rënia e kredisë bankare dhe rritja e ndërtimit në Tiranë duhet të kishin qenë këmbana alarmi për qeverinë. Por siç shkruan ajo, asnjë nga paralajmërimet tona nuk u dëgjuan dhe jemi në situatën kur Shqipëria vihet në monitorim të rreptë deri në marrjen e masave në vitin 2019″

“Laku po ngushtohet për qeveritarët dhe ato që kanë në dorë makinën e propagandës. Fatkeqësisht vendi jonë kthehet disa hapa pas, që ne i kishim kaluar që në vitin 2010. Por, kjo është trajektorja e shëmtuar e një vendi që u kanabizua për katër vjet me radhë, u kthye në një magazinë dhe shpërndarëse droge dhe sot gjendet përpara miliardave të drogës dhe bosëve të drogës që qeverisin”, shprehet Tabaku, teksa shton se “Vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik”.

Më tej deputetja e PD, shkruan se ka një zgjidhje për këtë çështje dhe ajo është Ligji anti-mafia dhe propozimet e forcës së saj politike.

“Ligji antimafia dhe propozimet e PD për çlimirin e Shqipërisë nga tentakulat e krimit të organizuar dhe shtetit kartel. Kjo çliron ekonominë e mbështet biznesin e ndershëm, stimulon punën e i jep frymë ekonomisë!”, përfundon statusi i Tabakut.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test