Na ndiqni

Shqipëria

Çfarë i bëri bashkë Ruçin me ambasadorin Arvizu

Nga: Ballkanweb Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Gramoz Ruçi dhe Aleksandër Arvizu

Kryparlamentari Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me ish-Ambasadorin e ShBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit ndodhet në Shqipëri për ceremoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta “Për merita të veçanta civile”.

Gjatë fjalës së tij Ruçi e falënderoi Arvizun për misionin e tij të suksesshëm në Tiranë. “Ju jeni jo thjesht ambasadori më jetëgjatë i ShBA në Tiranë, por një ambasador shumë i suksseshëm. Ne, shqiptarët, e duam të gjithë Amerikën, por Ju shumëfishuat simpatinë tonë për këtë komb të madh paqësor, demokratik e liridashës. Ju kini qenë konsistent dhe konstant në qëndrimet Tuaja, si me shumicën qeverisëse, ashtu edhe me opozitën. Unë, personalisht, kam konstatuar dashamirësinë, korrektësinë, principialitetin dhe paanësinë Tuaj, si gjatë shërbimit ndaj vendit në opozitë, ashtu edhe pas vitit 2013, kur Partia Socialiste u bë partia qeverisëse e vendit. Ju keni bërë maksimumin për të zbutur konfliktet e ashpra politike në Shqipëri dhe na jeni gjendur pranë të gjithëve, qeverisë dhe opozitës, me ndërhyrjet Tuaja në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me elegancën e duhur. I jeni gjendur pranë jo thjesht politikanëve, por popullit shqiptar. Ne, shqiptarët, të gjithë e duam Amerikën. Por Ju na e shumëfishuat respektin dhe dashurinë për këtë vend të madh demokratik, paqësor, dhe luftëtar për lirinë e popujve. Shqiptarët dëshirojnë që ShBA të vazhdojë të kontribojë për zhvillimin, paqen, lirinë, demokracinë dhe paqen kudo në botë. Ju jeni larguar vetëm fizikisht nga Shqipëria sepse jeni në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. Dekorata e akorduar nga Presidenti i Republikës shpreh mirënjohjen e të gjithëve ne, institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi. Ju atë e meritoni plotësisht, por kontributi Juaj për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe ShBA është shumë më i madh se kjo dekoratë e lartë.”, tha Ruçi.

Ndërkohë ambasadori Arvizu u shpreh se e njeh luftën e ashpër politike në Shqipëri, ndërsa i ka dhënë një mesazh opozitës, se vendi i saj është në Kuvend. “Por vendi i opozitës është në Kuvend dhe me prezencën dhe betejat e saj politike e parlamentare ajo duhet tu japë shqiptarëve dhe mbështetësve të saj arsye dhe motive për ta votuar. Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin te vetja e tyre se Shqipëria mund të bëhet. Ata vetë duhet të kontribojnë për ndryshimin si edhe për përballimin e problemeve që ka vendi, si korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar etj. Vetë Shqipëria është një vend dhe një partner i besueshëm.” Ambasadori Arvizu vlerësoi edhe progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Shqipëria meriton më shumë nga BE, edhe pse në disa raste ka qenë “viktimë” e standarteve të dyfishta dhe nuk ka marrë atë që meriton. Shqipëria është e qartë që për të nuk ka alternativë tjetër përveç marshimit drejt BE-së dhe fuqizimit të marrëdhënieve me ShBA.”

Image
Ballkanweb
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test