Na ndiqni

Shqipëria

Si kanë ndikuar taksat e Ramës në rritjen e kostove për qytetarët, biznesi kërkon rishikime

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Kostot e një apartamenti në Shqipëri janë rritur me 100 Euro për metër katrorë, vetëm nga taksat që janë vendosur vitet e fundit mbi sektorin e ndërtimit.

Shoqatat e bizneseve raportuan kërkesat që ato kanë në ligjet që po miraton qeveria në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, por ndërtuesit thanë se ishin më të diskriminuarit nga të gjithë. Ata thanë se mesatarisht taksa e infrastrukturës u kushton 5% të vlerës së ndërtimit, ndërsa nuk zbriten kostot e punimeve që bëjnë për komunitetin, shtuar kësaj edhe pagesën  3% të hapësirës që ndërtohet për banesat sociale, taksës së dherave dhe së fundi edhe asaj të pronës.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi që tatimi mbi dividentin të mos ulet nga 15 në 8%, por të bëhet zero. Ajo nuk ishte dakord as me nismën e qeverisë për të taksuar aksionet e kompanive të huaja në Shqipëri që tregtohen në bursa, për këtë kërkoi që të hynte në diskutime me ministrinë e Financave.

Bizneset mbështetën kërkesën e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave drejtuar qeverisë për rritjen e fashës së tatimit të pagave të ulëta nga 30 mijë që është sot në 40 mijë. Kjo sipas sipërmarrësve do të ulte informalitetin në këtë sektor dhe do të nxiste punësimin. Po ashtu Dhoma Italiane kërkoi shfuqizimin e ligjit që i detyron bizneset të vendosin telekamera, duke e konsideruar atë si një taksë të fshehtë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test