Na ndiqni

Shqipëria

Vasili shfaq 2 video: Ja si mashtroi për legalizimet, bastardi që është tek Unaza me fadromë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të lSI, ka publikuar sot dy video me premtime të qarta të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale për legalizimin e banesave, ku Rama shprehet se shtëpia është e djersës dhe gjakut.

Vasili ka zgjedhur si video të dytë atë ku Rama bën të njëjtin premtim vetëm për të rrëmbyer votat, por me theks edhe më fortë; ‘shtëpitë e ndërtuara pa leje edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, nuk shemben!”.

'Ndërkohë, - komentoi Vasili, - ky jo si Enveri i ri, por ky si bastardi i ri, ndodhet tek Unaza e Re me fadromë në dorë për të shembur banesat. Ai ka dërguar naziskinët e rinj që t’u vënë kryqin e kuq si hebrenjve tek dera. Dhe gjithçka që e ka pjellë këtë, bushtra e të gjitha të këqiajve, është ai 40 milionësh eurosh.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test