Na ndiqni

Shqipëria

“Ta ngjyrosim botën portokalli” Meta jep mesazhin kundër dhunës ndaj grave

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:48
Ilir Meta

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të dhunës ndaj grave dhe vajzave” Presindeti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh përmes një postimi në rrjete sociale.

Sipas Metës dhuna si fizike ashtu edhe verbale është dobësi dhe aspak burrëri.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje,”-përfundon Presidenti Meta.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test