Na ndiqni

Shqipëria

Përplasja për Lleshin, eurodeputeti: Me Ramën fola, ende s’kam diskutuar me palën tjetër

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Knut Fleckenstein

I gjendur në Shqipëri për forumin e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i pyetur nga mediat tha se kishte folur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Ministrit të Brendshëm të pa dekretuar nga Presidenti.

Fleckenstein, përpara se të japë mendimin e tij për këtë çështje, do të presë të flasë dhe me presidentin Meta.

Knut Fleckenstein: Pata mundësinë të flisja me Kryeminsitrin dhe shpresoj të kem mundësinë të flas edhe me të tjerët dhe pastaj mbase do të kem një mendim për këtë.

Fleckenstein u shpreh se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zbatimin e reformës në drejtësi, edhe pse do të kishin dashur të përparonte me shpejt.

Ndërsa për të treguar se vendi është gati për negociatat, Fleckenstein tha se duhet miratuar ligji elektoral.

Knut Fleckenstein:  Shpresoj shumë që politikanët të gjejnë gjuhën e përbashkët për ligjin elektoral për t'i treguar Bashkimit Europian që ky vend është i përgatitur, por do përqëndrohemi së pari në reformën në drejtësi, sepse prioritetet e tjera mund të nisin paralelisht nëse ekziston një gjyqësor i pavarur.

Në forumin e konektivitetit, Fleckenstein kërkoi që liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhen bashkë për të rrëzuar barrierat në mënyrë që integrimi i plotë në Bashkimin Europian i këtyre vendeve të përshpejtohet.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test