Na ndiqni

Shqipëria

Shtëpi e re për një familje të pastrehë, Balla: Gëzuar 2018

Nga: ATSH Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:32
Taulant Balla

Emocionet më të bukura dhe më prekëse në këto festa u kurorëzuan me gëzimin në sytë e Olesias, Sabiolës, Orgitos dhe të nënës së tyre të dashur, Afërditës, teksa hynin në shtëpinë e tyre të re, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Balla shprehet: “Faleminderit të gjithë atyre që falën sadopak nga vetja, për t’i ardhur në ndihmë këtyre tre fëmijëve. Sic thoshte Dalai Lama, “qëllimi kryesor i yni duhet të jetë ndihma për të tjerët, e nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktën të mos i lëndojmë”.

“Qoftë ky qëllimi për secilin prej nesh për vitin 2018!Gëzuar!”, shkruan Balla

ATSH
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test