Na ndiqni

Shqipëria

Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

Nga: top channel Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:06
Edi Rama

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani nuk do jetë më pjesë e Partisë Socialiste. Ka qenë vetë kryetari i saj Edi Rama që në asamblenë Kombëtare të PS ka kërkuar përjashtimin e tij.

“Nuk po e shoh këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama.

I iniciuar nga dy vrasje brenda 8 orësh në zonën e Mamurrasit, deputeti Gjetan Gjetani shkruante një ditë më parë në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.

Për këtë situatë deputeti socialist shprehet se do kërkojë interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm dhe në rast të mos marrje së masave do i kërkojë qytetarëve të Kurbinit daljen në protestë.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test