Na ndiqni

Shqipëria

Prokuroria nis hetimet për audipërgjimin Biba-Bianku

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 15:30
Prokuroria e Krimeve të Rënda

Prokuroria nis hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Exit.al e cila publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Biseda është bërë në 2014.

Vetë Biba pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërtat e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti ‘akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë. Të njëjtën kërkesë pati edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test