Na ndiqni

Shqipëria

Deputeti demokrat: Të bojkotohet parlamenti, të marrim në fillim verdiktin e popullit

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:04
Agron Shehaj

Një orë para seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj apelon për bojkot të parlamentit, të cilin e cilëson si “fals” në kushtet kur aktualisht drejtohet nga qeveria e Edi Ramës.

Përmes një statusi në facebook, ky akt është kërkuar nga deputeti në shenjë proteste për të larguar kryeministrin Rama, i cili sipas tij, ka vënë nën kontroll personal sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur krimin qeveritar dhe drogës. Megjithatë, Shehaj thekson se më parë duhet marrë verdikti i popullit.

Reagimi i plotë

Vënia nën kontrollin personal të Edi Ramës e gjithë sistemit të prokurorisë dhe përdorimi i saj për të mbrojtur krimin qeveritar dhe trafikun e drogës është hapi i fundit në vendosjen e të gjitha pushteteve nën sundimin e plotë të tij.

Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me diktaturën personale të Edi Ramës, i cili kontrollon parlamentin, qeverinë, drejtësinë, si dhe ekonominë dhe mediat nëpërmjet oligarkëve.

Ky është vetëm fillimi i sundimit të tij të përjetshëm, në stilin e diktatorëve lindorë.

Në një parlament që nuk ka asnjë të drejtë të opozitës dhe që nuk ka asnjë pavarësi, demokracia parlamentare ka vdekur dhe qëndrimi i opozitës në të është thjesht kontribut për një farsë.

Unë kam hyrë në politikë për të kontribuar për një shtet perëndimor, të drejtë, pa korrupsion dhe në shërbim të qytetarëve. Por këto objektiva duken sot dytësorë në krahasim me nevojën për të mos humbur lirinë dhe demokracinë.

E gjithë shoqëria duhet të ndalojë dhe t’i thotë STOP diktatorit, sa nuk është vonë. Është momenti që ne përfaqësuesit e popullit t’i drejtohemi popullit për të marrë bashkë me ta vendimin nëse duhet të qëndrojmë më në këtë parlament fals apo duhet ta braktisim atë për të shpëtuar demokracinë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test