Na ndiqni

Shqipëria

Arrestohet për trafikim të mbi 1 mijë shqiptarëve, Vuçaj: Më keni ngatërruar

Më: 9 prill 2018 Në ora: 20:47
Foto nga aksioni

Edhe pse Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg bashkë me 39 të arrestuarit për të trafikimin e mbi 1 mijë shqiptarëve drejt Kanadasë dhe Amerikës, Besnik Vuçaj pretendon se është arrestuar gabimisht.

Teksa ditën e sotme zhvillohej seanca ndaj tyre, Vuçaj ka pretenduar para trupit gjykuese se është arrestuar gabimisht, pasi është ngatërruar me një tjetër person që ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të, i cili jeton në Irlandë.

Për të vërtetuar këtë, ai thotë se nuk ka pasur kurrë pasaportë dhe se kurrë nuk ka dalë jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk është bindur dhe ka vendosur burg për të.

Në kuadër të operacionit “Porosia e Fundit”, policia vuri në pranga 39 persona, mes tyre edhe 4 policë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi në fjalë duke falsifikuar dokumente ka mundur që të trafikojë drejt Kanadasë dhe SHBA-së më shumë se një mijë shqiptarë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test