Na ndiqni

Shqipëria

Si e kanë festuar Pashkën Ortodokse... muslimanët e Shqipërisë

Nga: Top channel Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

Besimtarët ortodoksë në Tiranë e kanë nisur të dielën në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Pas shërbesës tradicionale të mesnatës riti i tyre vijon me përgatitjen e drekës së Pashkës apo me urime të ndërsjellët. Shumica e tyre janë histori fetare të përziera tregues i vërtetë i tolerancës. Ata festojnë së bashku Krishtlindjet, Bajramin, ndërsa sot është radha e pashkëve.

“Në familjen time babi është bektashi, mami ortodokse. Unë vetë jam pagëzuar 20 vjeç ortodokse e kam zgjedhur besimin dhe e gjeta veten tek feja ortodokse. Harmonia fetare është shumë e mirë. Pas mamit tim është marrë edhe një nuse tjetër ortodokse”, shprehet një besimtare.

“Unë jam ortodoks. Zonja është bektashi. Harmonia fetare është shumë e mirë”, thotë një tjetër.

“Ne jemi ortodoksë. Sepse jemi pagëzuar në Greqi, kurse prindërit e mi janë bektashinj. Babin e kam ortodoks mamin bektashi. Shkojmë për mrekulli”.

Këto janë disa histori të gjetura mes njerëzve. Vështirë të thuhet nëse janë treguese të lirisë fetare dhe bashkëjetesën mes tre besimeve dhe katër komuniteteve fetare këtu.

Por duket që këto janë pjesa më tolerante, duke mos harruar që dreka e së dielës ka nevojë për harmoni dhe sidomos për gatime të mira.

“Sot jam për drekë tek vjehrra dhe ka bërë vezët si gjithmonë. Bukën e pashkëve. Byrekun e ka traditë, mishin , verën”.

E natyrisht përveç vezëve amvisat nuk kanë lënë pa përgatitur në varësi edhe të zonave të ndryshme të Shqipërisë si qumështorin, cyrekun, kulluret e së enjtes, apo magjiricën.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test