Na ndiqni

Shqipëria

Zyra të reja “One stop, shop”, shërbim sa më të mirë policor për qytetarët

Nga: ATSH Më: 25 mars 2018 Në ora: 16:27
Tiranë

Në kuadër të ristrukturimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan jo vetëm në strukturë por edhe në filozofi, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe projektin suedez SCPA, krijohen zyra të reja në zonat policore për të qenë sa më afër problemeve që hasen në komunitet.

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, së bashku me Drejtorin Vendor të Policisë Elbasan Altin Qato, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të projektit suedez, ka inspektuar zyrën e përbashkët të shërbimit, në një nga zonat policore në qytet.

“Në çdo zonë policore do të kemi një patrullë në turn, e cila përbëhet nga dy veta. Janë 10 punonjës policie në Patrullën e Përgjithshme. Kemi dy inspektorë krimesh. Inspektorë të Rendit të Policisë në komunitet kemi tre, dhe të gjithë së bashku do të kenë një zyrë të vetme. Punonjësit e policisë në zonën policore, nuk ndërrojnë territorin, por ndërrojnë turnet. Në çdo moment që ka nevojë për të ballafaquar, për të bërë ndonjë verifikim, për të komunikuar me inspektorët e zonës ose inspektorët e krimeve vijnë dhe paraqiten në këtë zyrë. Pra i gjithë grupi është përgjegjës për zonën policore”, tha Qato. /atsh

ATSH
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test