Na ndiqni

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Nëse do LSI i merr Ramës 8 deputetë

Nga: tv klan Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:02
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu u shpreh se nëse do Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’i marrë Edi Ramës 7 apo 8 deputet.

Baza e PS është e zhgënjyer dhe gjendja në terrenin e saj është në panik, tha Kryemadhi.

“Po t’ja thotë truri LSI i kap nja 7- 8 deputete Edi Ramës.  Po të na dojë truri ne i kapim nja 7apo 8 deputetë dhe janë gati aman thonë ta rrëzojmë. Vetë deputetët ndjenjë asfiksim dhe të frustruar, terrorizuar nga PS”. u shpreh kryetarja e LSI.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse Rama vendosi kufjet në parlament, javën e kaluar. Kryemadhi u shpreh se do i plaste zemra po të dëgjonte atë.

“Do i plastë zemra po të më dëgjonte mua”.

Marrëdhënia e Monika Kryemadhit me Ramën:

Blendi Fevziu: Çfarë marrëdhënie keni me Edi Ramën. Kur e keni njohur?

Monika Kryemadhi Që kur ishte kryetar Bashkie. dhe ishte një anarshist që vinte në jetën politike shqiptare. Ai solli një lloj anarshizmi që e kishte të nevojshme opinion dhe shoqëria. Grindi, ngjyrat, një Shqipëri e varfër, e kishte të nevojshme përfaqësimin e tij. Ai është shumë i mirë për të kombinuar ngjyrat, por ndonjëherë të lodh.

Rama ka veti të mira, përsa i përket arti dhe si menaxher. Si kryetar bashkie ka qenë shumë i mirë. Ilir Meta i dha shansin e mirë për Parkun Rinia që ai të merrte një trofe.

tv klan
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test