Na ndiqni

Shqipëria

Kuvendi hap proçedurën për një vend në Gjykatën Kushtetuese...

Nga: syri Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:36
Kuvendi

Kuvendi ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Parlamentit saktësohet nisja e procedurës për zëvendësimin e ish-gjyqtarit Vladimir Kristo.

Aplikimet, të shoqëruara me dokumentacionin e përkatës, duhet të paraqiten brenda datës 15 mars 2018 në zyrën e protokollit të Kuvendit.

Më pas, lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës së aplikimit. Lista, bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.

Në fund të javës së kaluar, Presidenti Ilir Meta hapi garën për dy vende vakante që i takojnë Presidencës.

Me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë vettingun.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me shumicë të cilësuar dhe vullnetin për të mos e lënë Gjykatën Kushtetuese të bjerë në kolaps e kanë shprehur edhe demokratët.

syri
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test