Na ndiqni

Shqipëria

Mësuesja me tumor iu ankua, Rama siguron ilaçin

Nga: Shqiptarja Më: 20 janar 2018 Në ora: 08:42
Pamje nga videoja

Pas ankesës së mësueses nga Rrësheni për mungesën e ilaçeve në spitalin “Onkologjik” kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar vetë në spital në orët e para të këtij mëngjesi.

Mësuesia nga rrësheni vuante nga kanceri i gjirit dhe gjatë një takimi në Rrëshen i ka shprehur shqetësimin, ndërsa kryeministri është angazhuar për tu kujdesur vet duke shkuar së bashku në spital.

“MIRËMËNGJES dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, të cilët nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë”,shkruan Rama pas shoqërimit të mësueses në spital.
 

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test