Na ndiqni

Shqipëria

Fino dorëhiqet nga postet në PS, por jo nga mandati i deputetit

Nga: Express Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:43
Bashkim Fino

Ish- kryeministri Bashkim Fino disa ditë pasi zyrtarizoi kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste.

Fino shkruan se i ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të partisë nga funksioni i sekretarit Organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, shkruan Fino.

Por pak ditë më parë ai u shpreh se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit pasi ligjërisht nuk ka mospërputhje kompetencash.

Në garë për kreun e FSHF-së, së bashku me Finon është edhe Presidenti aktual Armando Duka.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test