Na ndiqni

Shkupi

Shkupi gjysmë i zbrazët pas ndërrimit të viteve

Nga: Alsat M Më: 1 janar 2018 Në ora: 22:28
Shkupi

Vetëm një ditë pas ndërrimit të motmoteve sheshi i Qytetit të Shkupit ishte i zbrazur dhe me një atmosferë shumë të zbehtë. Nëpër shesh kamera e Alsat regjistroi një numër shumë të vogël të turistëve të cilët mbrëmë kanë festuar natën e Vitit të Ri, derisa ditën e sotme e shfrytëzonin për shëtitje.

“Kemi qenë në mënyrë të organizuar, me agjension kemi ardhur, por nuk kamë qenë në lokal”

“Mua në fakt më shpëtoi mundësia që të festoj këtu. Sot erdha këtu, erdha për të shëtitur, tani po shëtis nëpër shesh dhe më pëlqeu shumë, ka pamje shumë të mirë. Do të vazhdoj të shëtis, kjo është dita e parë, mendoj të shëtis edhe disa ditë ,mendoj të qëndroj një javë”.

 “Po ne ishim këtu për Vitin e Ri. Ishim në shesh, kemi ngrënë, kemi pire jemi kënaqur shumë, dhe ashtu e kemi kaluar kohën.  Atmosfera ishte shumë mirë, na pëlqeu shumë”.

Sheshi i Shkupit për dallim prej herëve tjera, kësaj radhe ishte shumë më i pastër, kjo si rezultat i mos-organizimit të manifestimit nga ana e Qytetit të Shkupit, autoritetet e të cilit e panë të udhës që mjetet t’i donojnë për qëllime humanitare.

Alsat M
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test