Na ndiqni

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Fillon mbledhja me forcë e taksave komunale

Nga: Mediat shqiptare Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:07
Ilustrim

Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se në përputhje me dispozitat për mbledhjen me forcë të tatimit pronësor sipas Ligjit për tatim ka filluan një procedurë për mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara në bazë të tarifës komunale të papaguar për kompanitë për vitin 2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të papaguara duhet t’i shlyejnë detyrimet e tyre. Me qëllim për t’ju shmangur bllokimit të panevojshëm të llogarive, nëse dihet se ekziston një borxh i pagueshëm por është i paregjistruar, tatimpaguesi mund të vijë në hapësirat e Bashkisë së Shkupit, objekti 16, çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në orën 16:30” thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkupit.

Ata kujtojnë se në mars të këtij viti, janë dërguar paralajmërime për taksat e papaguar të pronës dhe taksës komunale për firma të gjithë personave juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari në territorin e Bashkisë së Shkupit.

Për shkak të faktit se ka kaluar afati i fundit nga paralajmërimet e bëra për pagesën e taksave, Bashkia e Shkupit ka përgatitur një zgjidhje për mbledhjen e detyrimeve me forcë që iu janë dorëzuar tatimpaguesve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test