Na ndiqni

Shkupi

Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

Nga: 1tv Më: 29 shtator 2018 Në ora: 08:01
Ilustrim

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë ka gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër. Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa nga 1tv thonë se ka edhe disa të plagosur.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë. Sot priten detaje nga MPB.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test