Na ndiqni

Shkupi

Për shkak të netëve të ftohta në Shkup, sezoni i ngrohjes mund të fillojë më 1 tetor

Nga: Mediat shqiptare Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta, sezoni i ngrohjes në Shkup mund të fillojë prej të hënën (1 tetor).

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë se prodhuesit dhe shpërndarësit e ngrohjes qendrore janë të përgatitur që sezonin e ngrohjes ta fillojnë edhe 15 para afatit të paraparë.

Megjithatë, ata thonë se sipas rregullores sezoni i ngrohjes mund të përshpejtohet nëse tre ditë me radhë pas orës 21:00 temperaturat bien nën 12 gradë celcius, por jo para 1 tetori.

Ndërsa nga Balkan Energy Group ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë sistemet e ngrohes qendrore.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test