Na ndiqni

Shkupi

Shkup, 36 aksidente gjatë fundjavës, 19 persona të lënduar

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Shoferi i një motoçiklete dhe një bashkudhëtar në automobil janë lënduar rëndë, ndërsa 17 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta, në 36 aksidente trafiku që kanë ndodhur këtë fundjavës në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.

Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 198 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 171 persona, nga të cilët 111 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 44 pa leje për vozitje.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 32 automjete të pa regjistruara.

Janë shqiptuar masa për parkim jo të rregullt të 112 personave, ndërsa “karrotreci” ka larguar 77 automjete.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test