Na ndiqni

Shkupi

Zbulohen 55 vozitës nën ndikim të alkoolit në Shkup

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:47
Shkup

Prani të alkoolit në gjak është vërtetuar te 55 vozitës nga 133 vozitës të testuar për alkool, njëri ka refuzuar të testohet, në aksionin policor që u zbatua mbrëmë nga ora 23:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Janë ndërmarrë 55 masa për kundërvajtje nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligji për automjete për vozitës, janë shkyçur 56 vozitës nga komunikacioni, ndërsa përkohësisht janë marrë 55 leje të vozitjes, janë lëshuar 55 gjoba dhe janë zbuluar 75 shkelje tjera.

Gjatë ditës së djeshme 80 vozitës nuk kanë respektuar shpejtësinë në vendin e banuar. Janë ndërmarrë 80 masa në lidhje me aksionin kontrollues, janë lëshuar 70 gjoba, 2 kundërvlerat, ndërsa 8 vozitës u është tërhequr vërejtja.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test