Na ndiqni

Shkupi

Sheshi i Shkupit plot me fontana, qytetarët ankohen se s'kanë ku të pinë ujë

Nga: TV21 Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:01
Shkup

Afër ujit, të etur! Sheshi i Shkupit i mbushur përplot me turistë, shëtisin këtë fundjavë me diell. Por, ngritja e temperaturave ka bërë që qytetarët përveç se të bëjnë fotografi rreth shatërvanëve të dekoruara, kërkojnë edhe ujë për të pirë.

Turistët thonë se për të gjetur ujë të pijshëm duhet të ecin matanë sheshit deri tek shitoret, sepse këtej ka vetëm shatërvanë që duken bukur, por jo për të pirë ujë.

Predragi thotë se për të pirë ujë duhet të ulen patjetër nëpër kafene ose restorante, gjë të cilën duhet të bëjnë domosdoshëm edhe për shkak mungesës së tualeteve publike në shesh.

“Unë ndihem në siklet kur më pyet dikush se ku mund të shkoj në tualet apo ku mund të pijë ujë në qendër të Shkupit. Ne këtu nuk kemi tualete publike dhe as çezma ku të pimë ujë. Mendoj se për një kryeqytet që pretendon të bëhet metropol mendoj se është turp. Në Kej për rreth Vardarit nuk ka asnjë çezme për të pirë ujë, në Parkun e gruas ka një çezmë që është e papërdorshme, aty pinë ujë vetëm qentë”, tha Predrag Tasiq, qytetar.

Kjo turiste nga Bullgaria, thotë se mentaliteti ballkanas është që të bëjnë gjëra që duket mirë, ndonëse nuk janë praktike në përditshmëri. Kristina Petrova, me profesion gazetare, thotë se ka ndjekur me vëmendje ndërtimin e projektit “Shkupi 2014”. Për mungesën e ujit të pijshëm në shesh, ajo ka vërejte të autoriteteve, për shkak se sipas saj, në një çezmë të vogël nuk është mundur të bëhen larje parash aq sa janë bërë në këto fontana milionëshe.

“Duhet që autoritetet të mendojnë për investim të gjërave funksionale që të tërhiqen sa më shumë turistë. Për shkak se neve turistëve na intereson edhe përdorimi i objekteve jo vetëm dekorimi i tyre. Kjo fontanë është e bukur, por nuk është praktike, uji duket por nuk pihet. Ky problem për fat të keq është edhe në Sofje, ka fontana por s’ka ujë për të pirë falas, mbase ky është sindrom bakllanik”, tha Kristina Petrova, Turiste.

Nga projekti “Shkup 2014”, janë të përfshira dhjetëra shatërvanë. Një prej  tyre është edhe  fontana e përmendores “Luftëtari mbi kali” e Aleksandrit të Madh, e cili ka kushtuar rreth 7 milion euro. Nga grupi koordinues i arkitektëve në kuadër të Ministrisë së Kulturës, thonë se tek Qyteti i Shkupit kanë dorëzuar elaborate të disa objekteve që ti heqin ndërtimet pa leje, ku bëjnë pjesë edhe disa prej shatërvanëve dekorues në Sheshin Maqedonia. Nga Qyteti i Shkupit thonë se është hartuar një projekt për vendosjen e më shumë çezmave me ujë të pijshëm nëpër sheshin kryesorë..

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test