Na ndiqni

Shkodra

Ekzekutimi në Shkodër, Berisha reagon ashpër: “Forca e krimit” goditi sërish!

Nga: Mediat Shqiptare Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:15
Shkodër

Ekzekutimi mafioz në Shkodër ka sjellë reagimin e ashpër të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan në rrjetin social se pasi maskat vranë një biznesmen dhe plagosën një tjetër, janë larguar drejt organizatës kriminale “Rilindja”.

Berisha shkruan se maskat goditën sërish falë operacionit “Forca e Krimit”, një ironi kjo për operacionin e ngritur “forca e ligjit”, e ngritur në këmbë nga ish Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Statusi i Berishës:

Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder!

Maskat ekzekutojne ne mes te tregut te qytetit nje biznismen dhe plagosin rende nje tjeter . Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja.

Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov. sb

NGJARJA NË SHKODËR

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetarët në Shkodër, ku pas një atentati me armë humbi jetën një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Në lagjen "Partizani", në afërsi të zonës së njohur si Markata, humbi jetën pas një atentati Fatos Ferracaku, ndërsa mbeti i plagosuri Fatmir Mehaj.

Mësohet se të dy personat ishin tregtarë peshku në Shkodër.

Ndërsa Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat.

Fatos Ferracaku është djali i xhaxhait të Kujtim Ferracakut, babai i 31-vjeçarit që u vra mbi kalë.

Kjo ngjarja ka ndodhur vetëm pak metër larg zonës ku në janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës.

Policia bëri me dije se në zonën e Livadhes në Dobrac është gjetur një motocikletë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test