Na ndiqni

Shkodra

30 ditë burg për ‘të fortët’ e Shkodrës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:12
Policia e Shtetit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masat e sigurisë për katër të ndaluarit dy ditë më parë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajovi do të qëndrojnë në qeli për 30 ditë, ndërsa për Astmer Bilalin u vendos arrest shtëpie.

Afati 30 ditor është lënë deri sa të vijnë aktet e ekspertimit për disa fishekë të gjetur gjatë aksionit.

Avokatët mbrojtës të tyre mësohet se kanë hedhur poshtë akuzat ndaj të arrestuarve, duke pretenduar që nuk ka prova për t’i mbajtur në qeli.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura.

tvklan
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test