Na ndiqni

Shkencë & Teknologji

Zbulohet krateri i një meteori më të madh se Parisi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Nën akullnajat e Groenlandës është zbuluar një krater i gjeneruar nga impakti i një meteori. Sipas shkencëtarëve ky event mund të jetë verifikuar 12 mijë vjet më parë, ka një diametër prej 31 km dhe gjendet tashmë një km në thellësi. Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë nën kryesimin e Muzeut të Historisë Natyrore të Danimarkës dhe është publikuar në revistën Science Advances.

Identifikimi i këtij krateri është bërë i mundur falë vrojtimeve dhe analizave të vazhdueshme prej vitit 1997 deri në 2014 nën siglën e një projekti të NASA-s. Më pas janë bërë studime me sisteme radarësh të gjeneratës së re dhe konfirmimi i fundit erdhi nga analizimi i sedimenteve të lumit, ku janë gjetur edhe koncentrime të larta të nivelit të nikelit, kobaltit, kromit dhe flori, që përbëjnë një lloj gjurme karakteristike të lëna nga një meteor.

Sipas shkencëtarëve, ky impakt më siguri ka qenë mjaft i dhunshëm dhe mund të ketë pasur pasoja në të gjithë hemisferën veriore, ose ndoshta në mbarë globin. Datimi i saktë nuk është ende i mundur, por studiuesit mendojnë se ky meteor është përplasur në Tokë në fund të epokës akullnajore.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test