Na ndiqni

Shëndetësia

Çfarë ha Jennifer Aniston? Ky është regjimi i saj ushqimor

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:51
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston s’të mërzitet kurrë. Mund të shkruhen libra e të bëhen filma për ditë të rëndomta të jetës së saj e sërish do t’i lexonim me dëshirë.

Prandaj, kur aktorja e “Friends” dha një intervistë për Elle e foli për shëndetin, mirëqenien dhe ushqimin, ne lexuam me vëmendje.

Përveçse mediton, praktikon yoga prej më shumë se një dekade dhe lan fytyrën çdo natë, Jennifer Aniston ndjek një regjim strikt ushqimor, të përshkruar në vijim.

Mëngjesi

“Në mëngjes, pi një gotë me ujë të ngrohtë me limon dhe më pas ha tost me avokado dhe vezë ose një lëng frutash,” tha Aniston për Elle.

“Ndonjëherë spërkas vaj kokosi mbi tost. Ndonjëherë ha drith meli me banane ose tërshërë me të bardhë veze të rrahur në fund.”

Shtimi i të bardhës së vezës në fund është meritë e ish partnerit të saj, Justin Theroux.

“Më mësoi se veza në fund i shton proteinë vaktit,” shpjegon Jennifer.

“Pak para se tërshëra të gatuhet plotësisht, shton të bardhë veze dhe e trazon pak, duke e bërë kështu drithin të butë dhe të lehtë. Është shumë e shijshme.”

Dreka dhe darka

Jennifer ha gjëra të lehta si për drekë, ashtu edhe për darkë, duke zgjedhur “perime ose ndonjë sallatë të pasur me proteina – gjëra të thjeshta,” tregon ajo.

Në darkë ha shpeshherë të njëjtën gjë, ndërsa mes vakteve preferon “mollë me gjalpë bajamesh ose mollë me ca fruta të thata.”

Pika të dobëta

Dikur, ushqimi meksikan ishte pika e saj e dobët, por jo vetëm. “Makaronat janë kthyer në ushqimin tim të preferuar,” thotë Jennifer, duke shtuar se merita është sërish e Theroux.

“Ai më riktheu tek makaronat. S’e di nëse duhet ta falënderoj apo ta urrej.” Të preferuarat e Jennifer janë makaronat carbonara, të cilat i gatuan me një vezë, djathë parmigiano, pak ujë dhe proshutë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test