Na ndiqni

Shëndetësia

I keni qejf akulloret? Mos e hani asnjëherë fundin e kaushit, ja çfarë ju shkakton

Nga: noa Më: 1 shtator 2018 Në ora: 06:53
Ilustrim

Vanilje, çokollatë, lajthi, luleshtrydhe, boronicë, arrë kokosi etj etj, lista mund të vazhdojë edhe më gjatë, pasi kur bëhet fjalë për akulloret, “mëkatin” më të ëmbël të verës, por edhe të çdo stine tjetër, mundësitë e zgjedhjes janë të pafundme.

Ashtu si edhe dëshira për t’i provuar të gjitha. Nuk është aspak çudi që të mëdhenj e të vegjël, fëmijë e gjyshër, femra dhe meshkuj të biem pre e tyre, edhe kur ata që bëjnë akullore tentojnë të na joshin me kombinime të çuditshme.

Nëse nuk keni mundësinë të shijoni një akullore ashtu si duhet në pastiçeri, ato të gatshmet që ruhen në kushte frigoriferike janë një zgjedhje shumë e mirë.

Pavarësisht shijes që ka, ekziston një gjë që na kënaq të gjithëve, pjesa e çokollatës në fund të kaushit.

Mirëpo studiuesit e Univeristetit të Utrechtit, Hollandë, sapo kanë zbuluar diçka që do na thyejë zemrat të gjithëve.

Ata këshillojnë në mënyrë katergorike të shmangim ngrënien e fundit të kaushit, pasi përmban acide yndyrore të pangopura, shumë të rrezikshme për shëndetin.

Sipas kimistit Bert ëeckhuysen çokollata që gjendet në fund të kaushit i nënshtrohet një procesi përpunimi në yndyra të rrezikshme, që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme. 

noa
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test