Na ndiqni

Seksi

Dy faktorët që bëjnë diferencën në kënaqësinë seksuale

Nga: Panorama Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:41
Ilustrim

Kur filloni të përfshiheni në kontakte fizike me dikë, është e natyrshme të pyesësh nëse seksi është diçka që po ju pëlqen të dyve. Por sondazhi ‘Match’s Singles in America’ do t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar rreth kësaj çështjeje. Ai anketoi më shumë se 5500 persona të moshave, etnive dhe me të ardhura të ndryshme dhe zbuloi se 83% e tyre listonin se kishin një partner të mirë dhe entuziast si rezultat i dy treguesve kryesorë të një seksi të mirë.

Sigurisht, arritja e orgazmave është gjithashtu e rëndësishme, por konsiderohej si pak më pak e rëndësishme në krahasim me 1) partner të mirë në komunikim dhe 2) një partner që di të puthë mirë. Kështu që mund ta hidhni tutje stresin e arritjes së orgazmave të çmendura—me sa duket njerëzit duan të bëjnë seks me një person të mirë (imagjino!).

Sigurisht, hulumtimi flet për anët e mira dhe ato të këqija. Ai zbuloi se ka disa gjëra që personat në studim nuk i pëlqejnë në krevat si bisedat e tepërta, mungesën e pasionit, lëvizjet e pakta dhe të qenët një person që puth keq si dhe të mos thënët ‘të dua’ (kur marrëdhënia është në atë pikë, sigurisht).
Pjesa më e madhe e të intervistuarve thanë se mendojnë se seksi bëhet më i mirë me kalimin e kohës, kështu që nuk duhet të stresoheni shumë nëse hera e parë nuk ishte perfekte.

Përsa i përket takimeve vetëm për një natë, 30% e meshkujve thanë se është seksi më i mirë, ndërsa vetëm 15% e femrave e pohuan një gjë të tillë. Por 19% si e femrave ashtu edhe e meshkujve bien dakord që ky lloj seksi (one-night-stand) është lloji më i keq i seksit. Në thelb, është një lloj risku.

Në përgjithësi, burrat kanë tre herë më shumë gjasa të përdorin takimet ‘one-night stand’ për të nisur një marrëdhënie. Jo vetëm kaq, personat e këtij mijëvjeçari janë 48% më të prirur që të përfundojnë në shtrat që në momentin që sapo njihen.
Në fund të fundit, seksi duhet të jetë diçka që të dy partnerët e shijojnë. Por është e rëndësishme të dini se ata që janë të kujdesshëm dhe entuziastë në shtrat, janë ata që kënaqin më shumë.

Panorama
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test