Na ndiqni

Reportazhe

Pamje të rralla, Gjermani 1999: Kështu përgatiteshin trupat e NATO-s për ndërhyrje në Kosovë

Nga: Infopress Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
Bombardimet e NATO-s

Ndërsa serbët dhe shqiptarët e Kosovës po përpiqeshin të arrijnë një marrëveshje paqeje në Francë më 1999, aleatët e NATO-s po përgatisin forcat e tyre për një mision të mundshëm në krahinën e trazuar.

Gjermania ofroi vendosjen e tankeve luftarake – që do të thotë se trupat e saj mund të përfshiheshin direkt në veprimtarinë ushtarake për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, shkruan InfoPress.
Në zonën e trajnimit pranë Augustdorfit, pajisjet e rënda po përgatititeshin për çdo mision të NATO-s në Kosovën e trazuar.

Dy batalione gjermane – njëra me tanke të rënda dhe një me tanke të lehta – po merrnin trajnim special ndërkohë që NATO po priste rezultatin e bisedimeve të paqes midis serbëve dhe shqiptarëve.

Aleanca po i mbante gjitha mundësitë e saj të hapura – duke përfshirë edhe ato ushtarake .

Ajo shpresonte se negociatat në Rambouillet, rreth 30 kilometra nga Parisi, do të gjejnë një formulë për t’i dhënë fund një luftimeve njëvjeçare në Kosovë që kishin marrë më shumë se 2.000 jetë njerëzish. 

Infopress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test