Na ndiqni

Reportazhe

“Shqipja” e Sanxhakut, ruhet vetëm në zonat e thella malore!

Nga: Bota sot Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 12:20
Sanxhak të Serbisë

Në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e flasin shqip, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Borishtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafirët, ose kur flasin fshehur për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri.

Në prag të festave të nëntorit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me ftesë të Reisit të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Dr. Sead ef. Nasufoviq, vizitoi Novi Pazarin dhe disa vendbanime të Tutinit, në brezin kufitar me Malin e Zi, atje ku gjuha e shqipe nuk e ka humbur rrënjën e saj.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test