Paramendoni derisa jeni duke vozitur me veturë dhe ndaleni në një fshat, duke mos ditur se më shumë se gjysma e banorëve janë të dënuar për pedofili.
Sigurisht se menjëherë do të ktheheshit në veturë dhe me shpejtësi të madhe do të largoheshit. Kështu veprojnë edhe shumica e qytetarëve amerikanë derisa i afrohen fshatit Miracle në Florida, një komunitet ku janë të vendosur mbi 100 pedofilë.
Nga largësia Miracle duket si një fshat i fjetur, por ai në vete fsheh një sekret rrëqethës – banorët e këtij vendi nuk kanë të drejtë që deri në fund të jetës t’i kthehet “normalitetit” dhe shoqërisë që dikur e kanë pasur, dhe për këtë arsye duken si të dëbuar – që edhe në fakt janë.
Problemi me banorët e Miracle qëndron se të gjithë në shikim të parë duken “normal” dhe pothuajse “padrejtësisht të dënuar”. Disa betohen se gjithçka u është montuar.
Criss Dawson thotë se është dënuar dhe dërguar me dhunë në Miracle, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, për të cilën thotë se gjatë aktit seksual i kishte thënë se i ka 18 vjet.
“Nuk e kam ditur sa vjet i ka. Më ka gënjyer dhe ka pasur me vete letërnjoftimin e rremë. Por edhe shoqet e saj më kanë thënë se është 18-vjeçe. U besova, u tregova naiv. Mendoj se meritoj një shans tjetër që ta bëjë një jetë normale”, thotë Criss i cili para këtij rasti kishte luajtur në bateri në një bend.
