Na ndiqni

Puna

Katër gjëra që sipas ekspertëve nuk duhet t’i thoni asnjëherë në një intervistë pune

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 mars 2018 Në ora: 18:17
Ilustrim

Sado që një intervistë për punë të shkojë mirë, mjafton nganjëherë një moment i keq që t’ua shuajë gjasat që ta fitoni atë punë.

Dy ekspertë, Dale Williams dhe Sinead Bunting folën për Glamour, dhe listuan katërg gjëra të cilat duhet shmangur në një intervistë të tillë.

1.Kurrë mos thoni që perfeksioni është pika juaj më e dobët – pasi që punëdhënësit kërkojnë dikë transparent dhe të qartë .

2.Mos e fyeni shefin tuaj aktual – por edhe në rast se e bëni një gjë të tillë, mos e lini pa i përmendur edhe aspektet pozitive të tij.

3.Lërini ta dinë që ju po intervistoheni për punë edhe diku tjetër – kjo pasi që në të kundërtën ata do të mendonin se jeni përtacë ose gënjeshtarë nëse thoni se keni kërkuar punë vetëm tek ta.

4.Shmangni bisedimet për pushime – gjatë intervistës mund të bie fjala te pushimet, por ju nuk duhet që të flisni shumë për të, pasi që do të linit të nënkuptohet se dëshironi ta merrni menjëherë pushimin tuaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test