Na ndiqni

Puna

14 këshilla nga liderë për fillimin e një biznesi

Nga: Mediat Shqiptare Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:39
Ilustrim

Fillimi i një biznesi nuk është një detyrë e lehtë, dhe ka shumë këshilla për këtë. Mirëpo, prej kujt tjetër t’i kërkojmë përveç njerëzve më të suksesshëm në botë? Nga mendimi vizual në gjetjen e ekuilibrit dhe kontrollit, udhëheqësit e biznesit si Jeff Bezos, Sheryl Sandberg dhe Warren Buffett ndajnë këshillat e tyre për ndërmarrësit ambiciozë.

Ja se çfarë mund të mësoni për fillimin e një biznesi nga 14 udhëheqës të suksesshëm.

Jetoni për Ditën e Parë

‘’Si duket dita e dytë?’’ Kjo është një pyetje të cilën e pranova në takimin e fundit. Unë ua kam kujtuar njerëzve se është Dita e Parë për disa dekada. Dita 2 është e palëvizshme. Së bashku me mungesë lidhjeje. Së bashku me refuzim të dhimbshëm, së bashku me vdekje. Dhe për këtë është gjithmonë Dita e Parë’’. –Jeff Bezos, Kryeshefi Ekzekutiv i Amazon, në letrën e tij të aksionerëve 2017

Fokusohuni në ato që makinat nuk mund t’i bëjnë

‘’Përderisa makinat marrin punët tona dhe i bëjnë ato në mënyrë më efikase, së shpejti puna e vetme për neve njerëzit do të jenë punët të cilat bëhen në mënyrë të bukur në vend të efikases’’. – Autori Tim Leberecht në TED TALK ‘’Four Ways to Build a Human Company in the Age of Machine’’.

Inteligjenca Artificiale do të krijojë super-pasurinë e re

‘’Trilionerët e parë të botës do të vijnë nga dikush i cili ka aftësi në Inteligjencë Artificiale dhe të gjithë pasardhësit e tij dhe do të aplikohen në mënyra të cilat nuk i kemi menduar kurrë’’.-Mark Cuban

Tregimi im i jetës

‘’Më trego historinë e jetës tënde, dhe vendimet të cilat i keni marrë përgjatë rrugës, dhe pse i keni marrë ato’’. –Elon Musk, pyetjen të cilën ia bën çdo aplikuesi.

Mendoni vizualisht

Në Google Ventures ne e kemi zbuluar se magjia ndodh kur përdorim tabela të mëdha për të zgjidhur problemet. Si njerëz, kujtesa jonë afat-shkurtër nuk është aq e mirë, por kujtesa jonë hapësinore është e mrekullueshme. Një dhomë e mbushur me shënime, diagrame dhe më shumë përfiton nga ajo kujtesë hapësinore. Vetë dhoma bëhet një lloj truri i përbashkët’’. Nga Sprint, nga Jake Knapp

Ankthi do ua tregojë rrugën

‘’Zgjohuni të paktën një orë para se të qëndroni para ekranit të kompjuterit. Bëni një filxhan me çaj dhe uluni me një laps dhe letër. Shkruani të paktën tri deri në pesë gjëra, dhe jo më shumë, të cilat po ju shqetësojnë më së shumti..Bllokoni dy ose tri orë që të fokusoheni në njërën prej tyre’’. –Tools of Titans, nga Tim Ferriss

Vetëm thuajeni

‘’Shmangja e ndjenjave nuk është e njëjtë si mbrojtja e tyre…Menaxherët presin shumë gjatë për të treguar lajmet se njerëzit po pushohen nga puna’’. –Option B, Sheryl Sandberg

E ardhmja është e artë

‘’Do të përsëris atë që e kam thënë në të kaluarën dhe që pres ta them në vitet e ardhshme: Bebet e lindura në Amerikë sot janë prodhimi më me fat në histori’’. –Warren Buffett, në letrën e tij të aksionerëve 2017

Ka edhe shumë gjëra tjera

‘’Në pesë vitet e ardhshme, miliarda konsumatorët e ardhshëm në Kinë do të prodhojnë më shumë rritje në ekonomitë tona se pesë tregjet më të mëdha Europiane së bashku…Nëse e luajmë mirë, do të shohim rritje të qëndrueshme në të gjitha ekonomitë tona’’. –Olivier Scalabre, në TED Talk ‘’The Next Manufacturing Revolution is Here’’

Njerëzit> Kapitali

‘’Kapitali total global është trefishuar  gjatë dy dekadave të fundit.. Çdo ndërmarrje profitabile mund të marrë kapitalin që i nevojitet. Për shumicën e kompanive, burimet e vetme të pakta janë koha, talenti dhe energjia e njerëzve të tyre’’. –Time, Talent, Energy, nga Eric Garton dhe Michael Mankins

Shkëputuni

‘’Nëse vazhdoni t’a ndërpreni mbrëmjen tuaj për të kontrolluar dhe për t’iu përgjigjur emaileve, ose të vendosni disa orë mënjanë pas darkës për të përfunduar një detyrë të rëndësishme, ju po robëroni vëmendjen tuaj nga pushimi i pandërprerë që ju nevojitet. E thënë ndryshe: Nëse provoni të bëni më shumë punë në mbrëmje mund të zvogëlojë efikasitetin ditën tjetër’’. Deep Work: Rules for Focused Success in a Distracted World, nga Cal Newport

Gjeni ekuilibrin

‘’Shenja se jeni shumë të butë: një bisedë pesë minutëshe shndërrohet në 50 minuta…Shenja se jeni shumë të ashpër: Ju hyni në një dhomë dhe njerëzit ndalojnë së foluri’’. –Truth at Work: The Science of Delivering Tough Messages, nga Mark Murphy

Shtypni pauzën

‘’Kur shtypni butonin e pauzës në një makinë, ajo ndalon. Por kur prekni butonin e pauzës në qenie njerëzore, ata fillojnë. Fillojnë të reflektojnë, fillojnë të rimendojnë supozimet e tyre, fillojnë të ri-imagjinojnë çfarë është e mundur dhe më e rëndësishmja fillojnë të rilidhen’’. –Thank You for Being Late: An Optimist’s Guide to Thriving in the Age of Accelerations, nga Thomas L. Friedman

Merrni kontrollin e kohës tuaj të lirë

‘’Ideja është të kursejmë kohë aty dhe këtu, ta shtojmë atë, dhe në fund të bëjmë gjithçka që duam. Por pasi studiova se si njerëzit e suksesshëm kalojnë kohën e tyre dhe duke shikuar oraret e tyre orë pas ore, mendoj se ideja është tërësisht mbrapsht. Ne nuk ndërtojmë jetët që dëshirojmë duke kursyer kohë. Ne jetojmë jetët që dëshrojmë, pastaj koha kursehet vetë’’. –Laura Vanderkam, autore, në TED Talk ‘’How to Gain Control of Your Free Time’’

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test