Na ndiqni

Puna

Shenjat që kolegët e punës janë psikopatë

Nga: Arbresh Më: 29 janar 2018 Në ora: 23:22
Ilustrim

Në një studim të publikuar në revistën shkencore Journal of Business Ethics, janë treguar shenjat që tregojnë se ndonjëri nga kolegët tuaj mund të jetë psikopat.

Shenjat më të shpeshta që transmetohen në sjelljen e një psikopati janë ngacmim I kolegëve, shpërndarje të thashethemeve dhe sjellje të keqe.

Ky studim tregon që psikopatët janë më të suksesshëm në presion abuziv të shefit.

Shumica e njerëzve e konsiderojnë stresuese këtë gjë, ama për psikopatët kjo është gjendje shumë pozitive.

Në këtë studim kanë qenë të përfshirë 419 vullnetarë të cilët kanë bërë që Dr Charlice Hurst, I cili ishte në krye të studimit, të konkludonte se ka dy dimensione të psikopatisë.

Të dyja nivelet tregojnë shenja të të qenit anit-social, mungesë të mëshirës, mungesë të frikës dhe mungesë të gjaknxehtësisë.

Dhe në fund ata nuk acarohen apo nuk stresohen nga ngjarjet që mund të ndodhin.

Arbresh
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test