Na ndiqni

Prizreni

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:03
Nënshkrimi i kontratës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Lafiti, dhe Jetullah Kabashi, Shef i Zyrës së Prokurimit kanë nënshkruar kontratën me Kujtim Thaqin, pronar i NPN "Euroing" e cila do të bëjë ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc.

Pas nënshkrimit të  kontratës kryetari Latifi është shprehur se një nga zotimet kryesore para qytetarëve ishte se Rahoveci do të bëhet me katër çerdhe të reja.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në Ratkoc. Çerdhja në Rahovec është duke u ndërtuar, kurse për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet”, ka potencuar ndër të tjera kryetari Latifi, sipas kumtesës për media.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test