Na ndiqni

Prizreni

Mustafa: Puna dhe karriera e bëjnë Baxhakun fitues të padiskutueshëm në Prizren

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 21:54
LDK, Prizren

ryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, para mijëra përkrahësve në Prizren, ka thënë se puna profesionale dhe karriera në shërbim të qytetarëve e bëjnë Hatim Baxhakun fitues të padiskutueshëm në qytetin historik të Prizrenit.

“Neve na nevojitet një Zot i vërtetë i shtëpisë, një njeri i pjekur, të cilin e kemi sprovuar, një njeri me veti të cilit pajtohemi dhe këtë njeri e keni gjetur ju dhe ne. Ky është mjeku Hatim Baxhaku, të cilit ju ia keni besuar jetën tuaj, shëndetin tuaj dhe të fëmijëve tuaj, UÇK-ja ia ka besuar jetën dhe shëndetin e ushtarëve dhe të cilit Parlamenti i Kosovës ia ka besuar votimin e ligjeve shumë të rëndësishme, që e rregullojnë jetën institucionale të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test