Na ndiqni

Prizreni

Busti përkujtimor i Xhevat Berishës në shadërvan, po përdoret si parking i biçikletave

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 21:33
Busti përkujtimor i Xhevat Berishës

Busti përkujtimor i Xhevat Berishës në shadërvan, po përdoret si parking i biçikletave, si çerdhe e fëmijëve të pastrehë, dhe shpesh herë si kopsht zoologjik i kafshëve endacakë të Komunës së Prizrenit.

Mesazh publik drejtuar Institucioneve kompente:

“Përshendetje të nderuar përfaqsues e delegat te qytetarëve të Komunës së sonë. Jam një prej familjarëve të Heroit tonë, Xhevat Berishës dhe jam tepër i zhgënjyer me mirëmbajtjen e përmendorës, bustit të Axhës sim këtu në Prizren. Ne të gjithë e dim se shkaku tij dhe shokëve të tij jemi dhe frymojme të lirë sot, dhe te abuzohet me lloj lloj mënyre busti i tij këtu në Shadervan unë nuk e shohë të arsyeshme të hesht, duke ju drejtuar me këtë ankesë publike”.

“JU LUTËM QË MIRËMAJTJA TË JETË NË NIVELIN E DUHUR”

Me këtë shkrim ju kam drejtuar dhe përsonave përgjegjës të Komunës së Prizrenit, qysh në datën 14.5.2018, dhe deri më tani, nuk kam pa ndonjë ndryshim të kësaj situate, shohë të arsyeshme të përdor dhe instancat më të larta Institucionale dhe mediat lokale e qëndrore të vendit tonë!

“Nuk dua që me bustin e Axhës sim të abuzohet, dhe ashtu siç po  ruhen kishat e shkive duhet te ruhën edhe monumentet e heronjeve tanë”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test