Na ndiqni

Prizreni

EC: Subvencionet për kulturë të bëhen në përputhje me legjislacionin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:17
Ilustrim

EC Ma Ndryshe përmes një komunikate për media i bën thirrje Komunës së Prizrenit që ta rishikojë dhe përmirësojë procesin e ndarjes së subvencioneve për kulturë e rini, duke vepruar në përputhje me legjislacionin.

Komuna e Prizrenit më 16 maj ka publikuar njoftimin “DKRS ndan subvencione për kulturë dhe sport”, ku janë ndarë subvencione prej 68,300 euro në kulturë dhe rini dhe është publikuar lista e përfituesve.

Ec Ma Ndryshe ka kërkuar sqarime nga DKRS-ja, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një propozim-vendim të Komisionit drejtuar Kryetarit të Komunës, i cili duhet të merr vendimin përfundimtar. 

Çështja e parë problematike në këtë proces, sipas Ec Ma Ndryshe, është emërimi i anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave, pasi që anëtare e Komisionit në fjalë me vendimin e kryetarit të Komunës është caktuar një zyrtare e emëruar politike. 

EC Ma Ndryshe përkujton se Rregullorja e Ministrisë së Financave mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve në nenin 8 paragrafi 7 thekson se “anëtarë  të  komisionit  vlerësues nuk mund të jenë të emëruarit politik”. 

Çështja e tretë sfiduese në lidhje me ndarjen subvencioneve për kulturë dhe rini është ndarja e mjeteve për SHKA “Agimin”. Në përgjigjen e DKRS-së thuhet se këto mjete do të menaxhohen nga strukturat udhëheqëse të SHKA "Agimi" dhe se kjo do të monitorohet nga Komuna përmes Komisionit për mbikëqyrjen apo monitorimin e realizimit të projekteve.

Mirëpo EC, përkujton kreun e Komunës se procesi për kristalizimin e situatës në këtë SHKA ende nuk është përmbyllur, ndërkohë që duhet të mbahet edhe një Kuvendi Zgjedhor demokratik për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të SHKA-së. 

EC konstaton se vendimi i kryetarit të Komunës për formimin e Komisionit vlerësues nuk i ka respektuar dispozitat e rregullores mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve dhe propozim-vendimi i Komisionit vlerësues ngjall dyshime për konflikt të mundshëm të interesit. 

Me këtë rast EC rekomandon kryetarin e Komunës që të emëruarit politik të mos jenë anëtarë të Komisionit vlerësues dhe të sigurojë që Komisioni vlerësues të ketë anëtarë rezervë, me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test