Na ndiqni

Prishtina

Mësojeni se kur do të dekorohet Prishtina për festat e fundvitit

Nga: Rtv21 Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 20:39
Prishtina

Kryeqyteti shumë shpejt do të marrë pamje tjetër për festat e fundvitit.

Edhe pse ende nuk kanë përfunduar procedurat për tenderimin e dekorimit të shesheve të kryeqytetit, pushteti i Prishtinës këtë vit investoi 75 mijë euro pasi që këtë vit do të dekorohet edhe sheshi “Adem Jashari”.

Zëdhënësi në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha se  kjo shumë është më e madhe se vitin e kaluar pasi që këtë vit është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”.

Disa qytetarë e mirëpresin dekorimin për këtë vit e disa të tjerë kanë kërkesa të ndryshme.

Punimet për dekorimin e shesheve në Prishtinë pritet të nisin së shpejti.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test