Na ndiqni

Prishtina

Një shkollë në kryeqytet nuk ka nxemje, ndërpritet mësimi

Nga: Kosovapress Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:30
Shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

Nxënësit e shkollës fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë tash e dy ditë nuk janë duke mbajtur mësim.

Edhe pse kjo shkollë në lagjen Arbëria është përuruar gjatë muajit shtator të këtij viti, si duket nuk po ofron kushte të favorshme për mbajtjen e procesit mësimor.

Abdullah Sejdiu nxënës i klasës së pestë në shkollën “Mehmet Gjevori” thotë se ka dy ditë që nuk po shkon në shkollë, për shkak të të ftohtit.

Ai shton se nga mësimdhënësit nxënësve u është kumtuar se orët e humbura do u zëvendësohen.

Sejdiu: Është ftohtë në klasën tonë, nuk kemi ngrohje

“Ne i kemi katër ditë pushim prej të mërkurës deri të hënën. Kemi grevë dhe do të na zëvendësojnë me ditët në vazhdim..Sepse nuk ka nxehje në shkollë ka thënë drejtoresha...Është shumë ftohtë në klasat tona”, tha nxënësi Sejdiu.

E për orët që nxënësit po i humbin mjaft të shqetësuar janë edhe prindërit.

Elmaze Hajdini thotë se nipi i saj i cili vijon mësimet në këtë shkollë, ka dy ditë që nuk ka mbajtur mësim për shkak të ftohtit.

Ajo pret që të hënën të bëhet një zgjidhje për këtë problem.

Hajdini:Për shkak të nxehjes nuk është duke u mbajtur mësimi

“E kam nipin, aty nuk po mbahet mësimi për shkak të nxehjes, nxehjen kanë thënë të hënën e rregullojnë, por për shkak se ftohtë fëmijët nuk po mbahet mësimi...Qe dy ditë ...me orar të rregullt”, u shpreh gjyshja.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj shkolle, Valbona Kastrati, përmes telefonit i ka thënë Kp se nga e hëna do të sigurohet ngrohja për këtë shkollë.

Sipas saj për shkak të të ftohtit janë detyruar që mësimin na ndërpresin për dy ditë.

“Mësimin e kemi ndërprerë për shkak të ftohtit, të hënën do filloj normalisht mësimi, pasi që kalldanë komuna ka konfirmuar se do e sjellin në shkollë ditën e premte“, tha Kastrati nëpërmjet  telefonit.

Lidhur me këtë problem nga komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se nga dita e hënë mësimi do vazhdojë të mbahet normalisht në shkollën fillore “Mehmet Gjevori”.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj  premtoi se deri të hënën do të zgjidhet kjo  çështje.

Ndryshe, punimet për ndërtimin e kësaj shkolle kishin nisur që nga viti 2010, ndërsa u  hap në shtator të këtij viti. 

Kosovapress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test