Na ndiqni

Prishtina

Sejdiu: Shtretërit janë adekuat

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Basri Sejdiu

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka reaguar në lidhje me blerjen shtretërve të rinj, duke thënë se janë modern, të dimensioneve të ndryshme dhe japin mundësinë për lëvizje të pacienteve.

Ai tha se në kuadër të reformave shëndetësorë janë edhe përmirësimi i infrastrukturës, sipas tij të gjitha këto janë bërë që pacienti të ndihet sa më komod.

“Në kuadër të reformave janë edhe blerja e shtretërve, iniciativa jonë ka qenë që sa më shumë të blejmë shtretër të rinj, 750 shtretër janë modern, ka dimensione të ndryshme, kemi 1.7, 1.97 dhe kemi shtretër që japin mundësinë për lëvizje të pacienteve. Të gjithë shtretërit janë mendu për shkak të akomodimit, përshtatja e pacientit që shtrati të jetë adekuat, modernizimin duhet ta vazhdojmë dhe në regjine tjera”, tha Sejdiu

Sejdiu shtoi se reformat veçse janë të dukshme, sipas tij këto shihen në të gjitha fushat. Ai përmendi dhe sukseset që po i arrijnë me shërbimet njëzet e katër orëshe, duke theksuar se këto kanë bërë që pacientëve t’iu kursehen të holla.

“Në shëndetësi me hapa të përshpejtuar jemi duke bërë reforma, përmirësuar gjithë infrastrukturën, aparaturën, stafin në mënyrë që gjithë kjo t’i përmirësoj shërbimet shëndetësore. Shumë shërbime janë bërë 24 orësh, krejt këto janë në vazhdën e përmirësimeve, ky riorganizim dhe mund të vërehet, njëjtë jemi duke vepruar në gjitha klinikat në mënyrë që trajtimi i pacienteve të ndodhë brenda klinikave tona”, tha ai.

Ndryshe, dje është raportuar se QKUK ka blerë shtretër pa bërë planifikimin e duhur, gjerësia dhe madhësia e tyre nuk iu përshtatet objekteve të tyre.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test