Na ndiqni

Prishtina

Prishtina në pritje të vendimit që mund t’i sjell miliona euro fitime

Nga: Mediat Shqiptare Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme do të vendoset për nikoqirin e Manifesta, bienales (festivalit) më të madh evropian të Artit Bashkëkohor.

Manifesta konsiderohet si një ndër bienalet më të rëndësishme të artit në Evropë. Kjo bienale “udhëton” çdo dy vite nëpër qytete evropiane, ndërkaq, komuna e Prishtinës po synon të jetë nikoqire e Manifesta-s në vitin 2022. Prishtina ka konkurruar që të jetë nikoqire e këtij festivali për vitin 2022.  Në vitin 2016 festivali është mbajtur në Cyrih, sivjet në Palermo, ndërsa në vitin 2020 në Marsejë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se ka gjasa të mira që vendi të merret në favor të kryeqytetit.

“Ky festival në të kaluarën ka sjellë artistët më të mire bashkëkohor dhe rreth 200 mijë vizitorë në qytetet ku është mbajtur. Zotimet financiare i kemi bërë edhe si komunë, e po ashtu kemi marr edhe zotimin nga qeveria sepse organizimi i një festivali të tillë është edhe barrë e konsiderueshme financiare. Shpresojmë në vendimin pozitiv për Komunën tonë”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell KosovaPress.

Kurse Yll Rugova, ish-drejtor i Kulturës në komunën e Prishtinës, në një intervistë dhënë ditë më parë për KosovaPress tha se Prishtina po konsiderohet si kandidati më i përshtatshëm për bienalen e vitit 2022, të cilën e ka krahasuar me kampionatet e sportit. Për organizimin e kësaj bienaleje në Prishtinë, Rugova ka thënë se nevojiten afro 4 milionë e 600 mijë euro investim për shpenzime kapitale, formim të veprave artistike e burime njerëzore. Sipas tij, ky investim do t’i kthehet pesëfish Prishtinës.

Manifesta në rast se mbahet në Prishtinë, do t’i sjellë kryeqytetit rreth 20 milionë euro të hyra. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test