Na ndiqni

Prishtina

Brenda 10 muajve realizohen mbi 1200 shkyçje

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

KRU ”Prishtina” sh.a. ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga muaji janar ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas KRU “Prishtina”, me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Ndëshkimi vlen për secilin konsumatorë, shtëpiak e institucional / komercial. Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, KRU “Prishtina”, po merret edhe me procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat. Brenda 10 muajve, janë realizuar mbi 1200 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit. Veç në muajin tetor 2018 janë shkyçë  91 konsumatorë. Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth. KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet, të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontrat at për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, në të kundërtën, lëndët e tyre do të procesohen te Përmbaruesit Privat. Duke filluar nga muaji shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë  për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe qasje në shërbim”, thuhet në komunikat.

KRU ”Prishtina”, thotë se për shkak të sigurimit të shërbimeve cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë pa ndërprerë, kërkon nga të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, që të jenë të rregullt në pagesat e tyre për shërbime të ujit dhe kanalizimit, sepse vetëm në këtë mënyrë është i mundur sigurimi i vetëqëndrueshmërisë financiare, kur dihet që si institucion, për t’u siguruar qytetarëve ujë të mjaftueshëm, KRU ”Prishtina”, është duke e paguar kredinë prej 20 milionë euro që kanë marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test