Na ndiqni

Prishtina

Përmirësohet ajri në Prishtinë, falë reshjeve të borës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 07:34
Prishtinë

Pas reshjeve të borës, mbrëmë në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë në nivel më të mirë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23.00, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.Ditëve të fundit, Prishtina serish nisi me përballjen me ajrin e ndotur sikurse vitin e kaluar.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.  Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Image

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test