Na ndiqni

Prishtina

Parkingjet e kryeqytetit jashtë kontrollit të shtetit, po dëmtohet edhe buxheti

Nga: KosovaPress Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Parkingjet e kryeqytetit

20 vite që nga pas lufta, Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numër të madh të automjeteve nëpër trotuare dhe parkingje private, kjo pasi që komuna ende nuk ka ndonjë plan konkret për parkingje publike. Në anën tjetër parkingjet private po e dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarin.

Shumica e këtyre bizneseve nuk lëshojnë kuponë fiskal, si dhe nuk ofrojnë siguri për automjetet gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira. Shqetësues është edhe çmimi i cili asnjëherë nuk është i përcaktuar dhe çmimi më e ulët për një orë qëndrim është 1 euro. E para të gjithave këtyre parregullsive, Inspektorati i MTI-së dhe ai i komunës së Prishtinës po vazhdojnë t’i mbyllin sytë.

Butrint Veseli është njëri nga ngasësit e veturave, i cili pothuajse çdo ditë e parkon veturën e tij në njëri nga parkingjet private që operojnë në kryeqytet.

Ai ankohet se asnjëherë nuk po i lëshojnë kuponin fiskal.

Veseli: Parkingjet nuk na japin asnjëherë kuponë fiskal

“E kemi paguar 1 euro dhe jo nuk ka kanë dhënë kupton fiskal...jo zakonisht nëpër parkingje nuk na japin..përderisa e lëmë veturën jemi të sigurt”, thotë ai.

Problemin e njëjtë e ka edhe Arieta Miftari e cila thotë se shpesh i ndodh që mos t’ia japin kuponin fiskal.

Ajo shpreh edhe pasigurinë e saj rreth hapësirave se ku parkon veturën.

Miftari: Nuk ka qenë kupon fiskal

“Jo nuk ka qenë kupon fiskal...ndodh ndonjëherë ka edhe kuponë fiskal , por sot nuk ka qenë fiskal..mua po më konvenon me e lënë këtu kerrin dhe po mendoj se çmimi është i arsyeshëm deri diku dhe është më në qendër dhe besoj se siguria është në nivel”, deklaron ajo.

Por krahas kësaj që thonë qytetarët, pronari i 15 pikave të auto parkingut “Bleri”, Blerim Shabani insiston se pronat që e zhvillon aktivitetin e tij biznesor janë të sigurta dhe se gjithmonë çdo klientë pajisjet me kupon fiskal.

Shabani: Ne tentojmë me ua dhënë kuponin fiskal

“Me ligj e kemi që me ua vendos në fillim...edhe ne tentojmë po tash kur ta lënë kerrin gjithherë klienti tenton se ka besimin tek ne, dhe e lë kerrin dhe ecim menjëherë, tash për shembull kur vjen na menjëherë ia japim kuponin, disa herë tentojmë për me i ndenjur gati, instalimin e kemi bërë të kamerave... Për çdo pikë kemi kamera, asnjë pikë nuk ka që nuk ka siguri tek ne”, thotë ai.

Përveç  këtyre parregullsive, ende nuk dihet saktë se sa auto parkingje private operojnë në kryeqytet. Kjo pasi që të dhënat e Agjencisë për Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), nuk janë në përputhje me ato të Administratës Tatimore të Kosovës.

ARBK e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i ka thënë kp se në kryeqytet si biznese janë të regjistruara gjithsej 38 auto parkingje.

“Në Prishtinë operojnë 38 kompani aktive që si aktivitet e kanë kodin 5221 ku përfshihet auto parkingu”, deklarojnë zyrtarët e ARBK-së.

Kurse, në Administratën Tatimore të Kosovës bëjnë me dije se në bazë të kryerjes së obligimeve tatimore në kryeqytet operojnë 30 këso biznesesh.

Zëdhënësja e ATK-së , Valentina Bytyqi Sefa  bënë të ditur se gjatë inspektimeve kanë vërejtur shkelje të mëdha sa i takon mos dhënies së kuponëve fiskal, si dhe kanë konfiskuar printer që lëshojnë kuponë jo fiskal.

Sefa: Shkeljet më të mëdha kanë të bëjnë me mos dhënien e kuponëve fiskal

“Në kryeqytet funksionojnë diku rreth 30 parkingje, këto janë statistika në bazë të deklarimit dhe pagesës që e kanë bërë për këtë vit....Për periudhën janar shtator parkingjet të cilat funksionojnë në kryeqytet kanë deklaruar dhe paguar obligimet në vlerë prej 2.8 milionë euro...këta që i përmenda paguajnë dhe deklarojnë tatimet dhe të gjitha obligimet i kryejnë në bazë të ligjit, sigurisht mund të ketë ndonjëherë vonesa, mund të ketë mos lëshim të kuponëve fiskal...Tek e dyta është pak më e shpeshtë me që parkingjet shfrytëzohen prej secilit prej neve qytetarëve dhe qytetarët tani më janë bërë raportues të rregullt për parkingjet dhe çdo fushë veprimtari tjetër që ka të bëjë me mos lëshim të kuponëve fiskal dhe lëshim të kuponëve jo fiskal që lëshohen nga printerët jo fiskal për të cilët ne kemi zhvilluar aksione dhe i kemi konfiskuar  një numër të madh prej tyre”, thotë Bytyqi-Sefa.

Në bazë të raportimeve të qytetarëve ajo thotë se deri në këtë periudhë të vitit janë gjobitur rreth 236 parkingje private.

E në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë bëjnë me dije se inspektorati i kësaj ministrie nuk i ka inspektuar parkingjet në kryeqytet, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

Kryeinspektori i Tregut në MTI, Lulzim Syla ka paralajmëruar kontrolle të përbashkëta me inspektorët komunal.

Syla: Për shkak të numrit të vogël të inspektorëve nuk kemi inspektuar

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përveç parkingjeve merret edhe me produktet e tjera por duke parë që kemi një numër të vogël të stafit të vogël ne nuk kemi mundur të realizojmë shumë inspektime rreth këtyre parkingjeve, mirëpo kam lëshuar urdhëresë tek drejtorët e inspektoratit jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komunat tjera....Ne i regjistrojmë, mirëpo është nën administrimin e komunave parkingjet, nuk janë nën administrimin tonë, atëherë kjo është arsyeja që së bashku në mungesë të inspektorëve të dalim në teren dhe të inspektojmë të gjitha parkingjet të cilat vetëm janë të regjistruara, ose ato të cilat nuk janë të regjistruara normal që duhet të mbyllen”, thotë ai.

Kurse, zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka deklaruar se inspektimi i parkingjeve private nuk është përgjegjësi e Inspektoratit të komunës së Prishtinës

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test