Na ndiqni

Prishtina

Pse po ndotet Prishtina?

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 22:29
Prishtina

Prishtina vazhdon të jetë një ndër qytetet me ajrin më të ndotur.

Megjithatë, disa masa u morën, sikur ajo që ka të bëjë me ndalimin e shitjes së thëngjillit. Edhe importi i makinave më të vjetra se 10 vjet, u ndalua.

Por, ajri në Prishtinë, sipas një eksperti metereologjik, po ndotet për shkaqe tjera.

‘Faktori më kryesor është moti. Sipas metereologjisë janë dy faktorë që e shkaktojnë erën; ndryshimi i temeraturës dhe shtypjes së një vendi’, tha Tahirsylaj.

Situata nuk do të ishte kështu nëse siç thotë Tahirsylaj shteti do të vepronte seriozisht.

‘Nuk është respektuar ligji i mjedisit, ligji i ajrit, ligjet për ujërat...’, shton ai.

Në komunë thonë se morën mësim nga më herët në lidhje me ndotjen.

Vendosja e një peme ekologjike në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ po konsiderohet si hapi i parë që do të pasohet me hapa tjerë.

Plan ambicioz për pastrim të ajrit po konsiderohet edhe ngrohja e prishtinasve me avull.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se qytetarët duhet të mbrohen edhe vetë nga ndotja.

Një raport i mëhershëm i Bankës Botërore ka gjetur se në Kosovë çdo dhjetor vdes një qytetar si pasojë e ajrit të ndotur.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test