Na ndiqni

Prishtina

Shpend Ahmeti flet për zjarrin në Parkun e Gërmis

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Shpend Ahmeti

Parku i Gërmisë është kapluar nga zjarri ditën e sotme, e kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook ka shkruar se zjarri në atë pjesë është lokalizuar.

Ai thotë se do të mundohen të kuptojmë shkakun e zjarrit, përcjell "Bota sot".

“Zjarri në parkun e Gërmisë është lokalizuar. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punëtorët e Hortikulturës dhe drejtorive përkatëse në Komunë për veprimin e shpejtë. Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test