Na ndiqni

Prishtina

Prindërit ankohen për Komunën e Prishtinës, thonë se vet po blejnë bankat shkollore

Nga: Mediat Shqiptare Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Ilustrim

Një prind që ka fëmijën në njërën nga klasat e 2-ta në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” përmes një letre dërguar mediave është ankuar se për shkak të dështimit nga komuna e Prishtinë, prindërit po detyrohen që t’i blejnë bankat shkollore për fëmijët.

Prindi ka kërkuar që të mbetet anonim, ndërsa ka dërguar edhe fotografi të klasës pas furnizimit me bankat që sipas tij prindërit kanë blerë, si dhe faturën e blerjes.

Gjeni pa ndërhyrje letrën:

Komuna e Prishtinës dështon, prindërit i blejnë vet bankat shkollore për fëmijët e tyre

Derisa Komuna e Prishtinës tregohet shpërfillëse dhe as që dëshiron t’ia dijë për ripërtëritjen e inventarit arsimor dhe bankave shkollore në shkollat e qytetit të Prishtinës, ndërsa Drejtoria e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpiana në Prishtinë deklarohet e pafuqishme për të bërë një gjë të tillë, prindërit e njërës paralele të klasës së 2-të detyrohen që të ndërmarrin vet aksion dhe t'i blejnë me vet-financim bankat dhe karrikat shkollore për fëmijët e tyre në klasën përkatëse. Njëra prej arsyeve kryesore për marrjen e kësaj iniciative rreth ndërrimit të bankave shkollore ka qenë amortizimi i tyre dhe paraqitja e rrezikut tek fëmijët/nxënësit për shkak të ekspozimit të tyre ndaj pjesëve të mprehta të bankave nga vjetërsia.  Kjo e zgjidh problemin vetëm për një klasë, e shtrohet pyetja si duhet të veprohet me klasat tjera, a duhet vallë që prindërit t'i bl ejnë bankat shkollore për të gjitha klasat në shkollë apo komuna duhet të zgjohet më në fund nga gjumi dhe të bëjë më shumë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test